Rreth meje

Përshëndetje,

          Unë jam Ermali dhe kam pasion makinat. Kam mbi 10 vjet që merrem me lyerje profesionale dhe stukime makinash. Është një profesion që e bëj me kënaqësi dhe nuk ka pothuasje asgjë që nuk marr përsipër, përsa iu përket lyerjeve apo stukimeve të makinave. Desha të hap këtë blog për t'ju treguar më shumë rreth punës sime, por dhe për të reklamuar atë që bëj.

          Jetoj në Durrës prej vitesh, ku kam punuar, dhe vazhdoj të punoj kryesisht me lyerjet e makinave si për makinat e dëmtuara dhe të aksidentuara por edhe për ata, që thjesht dëshirojnë të ndryshojnë ngjyrën e makinës së tyre, duke ofruar një cilësi shumë të lartë. Hërë pas herë djem të rinj kanë ardhur tek unë për të fituar dhe mësuar artin e bukur të këtij zanati, dhe ata që kanë patur vullnet dhe dëshirë kanë mësuar diçka. Lyerja e makinës nuk bëhet thjesht për çështje estetike por sepse ajo i shton jetën makinës duke e mbrojtur atë nga ndryshku dhe dëmtimet e mundshme. 
          Korrektësia, cilësia dhe çmimet e mira janë minimumi që mund të ofroj, pasi asnjë profesionist që e respekton veten nuk mund të rezistojë afatgjatë në tregun e punës pa patur këto. 

          Më kontaktoni në numrin e telefonit, të takohemi nga afër e të pijmë një kafe së bashku dhe më pas të bisedojmë për rastin tuaj. Ejani dhe do të ngeleni të kënaqur!!!


Adresa:
RRUGA NACIONALE SHIJAK-DURRES
Durrës
ALBANIA

Kontakt
Telefon:
+355 69 276 3727

Mesazh në Facebook këtu
Lyerje Makinash

Orari
Çdo ditë
07:00 - 21:00

Adresa me GPS
https://www.google.com/maps/place/41°20'14.8%22N+19°31'29.0%22E/@41.3376945,19.5242967,19z/data=!4m5!3m4!1s0x0:0x0!8m2!3d41.3374481!4d19.5247231



HARTA


3 comments:

  1. Ciao sa e lyen makinen Santa fe ,

    ReplyDelete
  2. Për çdo pyetje dërgoni mesazh në facebook
    https://www.facebook.com/lyerje.makinash.durres/

    ReplyDelete
  3. Mirmbra Kam 1 fugon Mercedes-Benz Vito sa kushton lyerja

    ReplyDelete