Wednesday, February 3, 2016

Lyerje Makinash Durres - Procesi i punes

Lyerje Makinash Durres

Që të keni një ide më të saktë sesi punohet me një makinë e cila mund të ketë nevojë thjesht për një lyerje apo dhe më shumë gjëra, le të përshkruajmë më mirë proçeset bazë të punës:

1. Fërkim

Pjesa e dëmtuar pasi është drejtuar, gërryhet mirë, që çdo cep i sipërfaqes që do stukohet, duhet të jetë e pastruar (me letër 80she ose 100she). Pra duhet të hiqet boja e dëmtuar, për të pastruar llamarinën nga ndryshqet, apo gjëra të tjera që mund të ketë.

Lyerje Makinash Durres

2. Stukim

 Përpara se të fillojmë stukimin i bëjmë dhe një pastrim. Përziejmë stukon me katalizatorin, përpara sesa të fillojmë aplikimin e saj te llamarina, duke e stukuar sipas formës që ka makina.  

Lyerje Makinash Durres

3. Fërkim - Zmerilim 


 Hapi i tretë është fërkimi ose zmerilimi i cili bëhet më dorë ose me makineri, mbi pjesët ku kemi bërë stukimin.

Lyerje Makinash Durres

  4. Astari
 Astari lidh llamarinën me stukon dhe me bojën që hidhet sipër dhe mbulon gërvishtjet apo vijat që mund të kenë ngelur gjatë fërkimeve të mëparshme.

  Lyerje Makinash Durres

  5. Fërkim - Qërim
 Gjithë sipërfaqja që do lyhet, gërryhet fërkohet dhe lëmohet mirë. (ky proçes njihet dhe si qërim). Ky proçes zgjat derisa sipërfaqja që do lyhet të jetë gërryer plotësisht, dhe të ketë ikur plotësisht shkëlqimi.

Lyerje Makinash Durres

  6. Lyerje me pistoletë
Izolojmë xhamat, rrotat dhe pjesëve që nuk do lyhen, dhe më pas bëjmë lyerjen me pistoletë.

  Lyerje Makinash Durres

  7. Luçidim
 Korrigjimi i ndonjë difekti të mundshëm gjatë lyerjes bëhet me luçidim. Jo të gjitha makinat kanë nevojë për luçidim.

Lyerje Makinash Durres

  Në fund...  i fusim një leckë dhe makina është si e re... :)

Lyerje Makinash Durres 

Lyerje Makinash Durres

Këto ishin me pak fjalë hapat kryesorë dhe në vija të përgjithshme të lyerjes së një makine. Po duhet të kini parasysh se kohëzgjatja e lyerjet varet dhe nga faktorë të tjerë. Por për çdo pyetje apo paqartësi mos hezitoni të më kontaktoni.